Lajme Botë

Kongresi amerikan hap hetim për ish-zyrtarin e FBI, McGonigal

Charles McGonigal
Charles McGonigal

Çështja e Charles McGonigal, që ka tronditur SHBA, si rasti i parë i njohur i një zyrtari të lartë të FBI të implikuar në afera korruptive, duket se ka mbërritur në Kongres.

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke kërkuar informacion për Charles McGonigal.

Lexo edhe:
Profili misterioz i McGonigal në sytë e ish-kolegut të punës

Në kërkesë përfshihet informacion në lidhje me punën e tij apo veprime të ndërmarra që vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

“Ju lutem siguroni informacion në lidhje me të dhënat personale të Charles McGonigal, duke përfshirë, por jo duke u ndalur vetëm tek historiku i punës së tij, formularët e vlerësimit, sigurisë dhe dokumente të lidhura me to”.

Lexo edhe:
Si e zbuloi dashnorja e McGonigal lidhjen e zyrtarit të FBI me Ramën

Të gjitha dokumentet dhe komunikimet referuar ose të lidhura me veprime të marra ose të planifikuara të merren për të vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Lutemi që informacioni të dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se data 16 shkurt.

/Shqip.com