Konfiskohet sasi e madhe e marihuanës në Gjakovë
Publikuar:
(01.07.2023 08:21:34)
Policia e Kosovës në orët e vona të mbrëmjes së të premtes ka arritur të konfiskojë mbi 35 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
Zbulimi i kësaj sasie në fshatin Devë në Gjakovë, ka ardhur pas një hetimi të bërë për rreth tre muaj.
Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit J.B., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), policia ka gjetur marihuanën e vendosur në 32 paketime, një peshore digjitale, një telefon, një veturë, e dëshmi tjera relevante për rastin.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
/Shqip.com