Lajme

Konfiskohet sasi e madhe e mallrave ushqimorë në Lagjen e Boshnjakëve dhe Shtërpcë(Foto)

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka nisur një aksion në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut dhe në Shtërpcë.

Burime të Shqip.com bëjnë të ditur se ky aksion ka të bëjë me kontrabandë të mallrave nga pjesa veriore e vendit në drejtim të Shtërpcës.

Bëhet fjalë për mallra ushqimore, kryesisht pije alkoolikë të cilat kanë akcizë dhe pije jo alkoolikë.

Sipas burimeve të Shqip.com nuk dihet nëse ky aksion do të rezultojë më ndonjë person të arrestuar./Shqip.com

FOTO NGA AKSIONI