Lajme

Konfiskohen rreth 40 kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar dhe tek i njëjti ka gjetur sasi të madhe të drogës të llojit marihuanë.

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, për disa javë kanë përcjellë personin, derisa të njëjtin e kanë arrestuar rreth orës 17:00.

Personi me inicialet N.B, dyshohet për përfshirjen në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar rreth 40 kg substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e ndarë në 40 paketime të mbështjella me qese plastike.

Vlera e kësaj sasie sillet rreth 80 mijë euro dhe dyshohet se Kosova kishte shërbyer si vend transit i kalimit të kësaj sasie, kurse destinacion final ishin vendet e perëndimit.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

/Shqip.com