Lajme

Konfiskohen produkte të falsifikuara të “Fairy” dhe “Ariel” nga Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka konfiskuar produkte të falsifikuara të markës “Ariel” dhe “Fairy”.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional.

Produktet e falsifikuara janë ndalur gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi.

“Si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional gjithashtu edhe bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, kemi arritur të konfiskojmë produkte higjienike të falsifikuara. Të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi. Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallrat me markën tregtare “Ariel” në sasi prej 4000 cp si dhe mallrat me markën tregtare “Fairy””, thuhet në njoftimin e Doganës ë Ksoovës.

Tutje, më njoftim thuhet se mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve ndërsa, zbatimi i masave nga Dogana ndikon në mbrojtjen e shëndetit./Shqip.com