Lajme

Konfiskohen mbi pesë kilogramë drogë në Prishtinë

Pesë kilogramë drogë janë konfiskuar ditën e premte në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore ka kontrolluar një shtëpi dhe personin dyshues, ku edhe kanë gjetur substancat narkotike.

“Njësia policore anti-drogë (DHTN) pas një pune hetimore në koordinim me Prokurorin Themelore dhe me urdhër verbal të gjykatës kanë bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse së të dyshuarit mashkull kosovar. Ku kanë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime dhe 3 kavanoza qelqi të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 5 kg e 306. 5 gram, dy peshore digjitale ku dyshohet se kanë shërbyer për matjen e substancave narkotike, një telefon celularë, një armë zjarri dhe dy fishekë të cal.8.57 mm”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com