Lajme

Konfiskimi i drogës në Han të Elezit: Arrestohen shtatë persona, dy janë ende në kërkim

Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arritur që të konfiskojë mbi 80 kilogramë drogë të llojit heroinë në Han të Elezit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një konferencë për media tha se janë arrestuar shtatë persona ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim.

Ai tregoi se droga kishte destinacion qytetin e Prishtinës

“Kjo ngarkesë me 83 kilogramë është ngarkuar në Turqi dhe destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollimit është dyshuar se në mjetin transportues kanë qenë 32 reflektorë dhe në ata kanë qenë të futur 160 paketime me heroinë, i njëjti mall është sekuestruar nga policia. Po ashtu janë sekuestruar edhe një kombi e një veturë e tipit Land Rover”, tha Jashari.

Konferenca për media

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se në këtë aksion është sekuestruar një kombi dhe një veturë kurse aktualisht janë duke u zhvilluar bastisje në Pejë dhe Prishtinë.

Ndërsa, personat e arrestuar me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë./Shqip.com