Lajme

Konfirmohet zyrtarisht se propozimi franko-gjerman do të bëhet pjesë e dialogut në Bruksel

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është deklaruar se propozimin franko-gjerman e kanë përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo gjë u konfirmua në konferencën e përbashkët me gazetarë, të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes Ursula von der Leyen.

Der Leyen ka theksuar se ideja është që të ndërtohet një urë për të zgjidhur problemet dhe përshpejtuar procesin e integrimit.

“E kemi integruar këtë gjë [propozimin franko-gjerman] në dialog, pra është shumë e domosdoshme. Bëjmë thirrje për të dyja palët që të ecin më tutje sepse kjo është një urë që po ndërtohet për të zgjidhur një problem që mund të zgjidhet. Është në të mirë edhe të procesit të përshpejtuar të integrimit. Procesi është i bazuar në meritë”, tha Der Leyen.

Kurse sa i përket anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ajo tha se ka një frymë ndryshimi për shkak të gjendjes gjeopolitike.

“Është me rëndësi kritike që të ecet tutje me procesin e Ballkanit Perëndimor dhe këtu kemi qëndrim të përbashkët. Ne duam që miqtë tonë të jenë brenda BE-së”, thekson presidentja e Komisionit Evropian.

/Shqip.com