Kulturë

Konfirmohet, Sunny Hill shkon në Tiranë, ky është njoftimi për ata që tashmë kanë blerë biletat

Sunny Hill

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Kosovë, ashtu siç ishte parashikuar organizimi i tij në Bërnicë të Poshtme.

Ky edicion tashmë do të mbahet në Tiranë.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, organizatorët bëjnë me dije se festivali nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet në Kosovë që lidhen me lejet për lokacionin e caktuar.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se biletat do të vlejnë edhe në Tiranë.

“Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik”.

Ndryshe, ky festival ka tre vite që mbahet në Prishtinë./SHQIP.com