Kulturë Kino

Konfirmohet rikthimi i serialit “Pasionet e Fshehta”

"Pasionet e Fshehura"

Pas gati dy dekadave seriali “Pasion de Gavilanes” do të rikthehet me sezonin e dytë.

Ky serial me pjesën tjetër të historisë do të shfaqet vitin e ardhshëm.

Në një njoftim për shtyp, faqja zyrtare konfirmoi nisjen e xhirimeve të “Pasion de Gavilanes II” me kthimin e pritshëm të yjeve të sezonit të parë.

“Pas suksesit botëror të sezonit të parë, ne jemi të ngazëllyer për të filluar prodhimin e Pasion de Gavilanes II dhe do të jemi në gjendje të ribashkojmë kastin origjinal 20 vjet më vonë për të vazhduar këtë histori të mrekullueshme”, tha presidenti i Telemundo, Marcos Santana, në një deklaratë.

Sipas informacioneve, “Pasion de Gavilanes” është një nga serialet më të njohura në Telemundo, në të cilin tregohet historia e paharrueshme e Juan, Oscar dhe Franco Reyes, tre vëllezër që paraqiten si punëtorë të fermës për të infiltruar në jetën e familjes Elizondo.

Sezoni i parë u shfaq në vitin 2003, duke u bërë një nga serialet më të suksesshëm me shpërndarje në më shumë se 120 tregje ndërkombëtare./SHQIP.com