Sport Ndërkombëtar

Konfirmohet numri i Konates te Liverpool

Ibrahama Konate

Transferimi më i ri i Liverpool, Ibrahama Konate do të bartë numrin pesë te skuadra angleze, shkruan Shqip.com.

Konate do të bartë numrin e Wijnaldum i cili u largua drejt PSG si lojtar i lirë.

Qendërmbrojtësi u transferua nga Leipzig pasi Liverpool aktivizoi kaluzolën e largimit të tij, klauzolë kjo që i kushtojë “The Reds” 50 milion dollarë.

22 vjeçari pritet të jetë partneri i Virgil van Dijk në mbrojtje.

Mbrojtësi ishte pjesë e Leipzig që nga viti 2017 ku u transferua nga ekipi francez Sochaux./Shqip.com

Numri që do të bart Ibrahama Konate