Rozë Ndërkombëtar

Konfirmohet nga The Sun: Ndahen Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Dua Lipa Anwar Hadid

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, është ndarë me modelin Anwar Hadid.

26-vjeçarja ka qenë në lidhje për dy vite, derisa kanë kaluar shumë kohë dhe pushime së bashku, shkruan The Sun.

Çifti që deri më tani janë ndarë dhe janë bashkuar, tani kanë vendosur që të largohen nga njëri-tjetri përfundimisht.

Një burim afër dyshes ka treguar se ndarjen e kanë konsideruar si diçka të mirë.

Po ashtu, më parë gjatë këtij muaji është raportuar për krisjet që kanë pasur, por jo ndonjë detaj më tutje.

Sidoqoftë, asnjëri nga artistët ende nuk ka ardhur me ndonjë deklaratë që dëshmon ndarjen e tyre./SHQIP.com