Sport Shqiptar

Konfirmohet lajmi i Shqip.com, Giresse fton Krasniqin e Hajrizin, largohet Domgjoni

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.

Sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi është ftuar nga Giresse sikurse Kreshnik Hajrizi i Luganos.

Shqip.com gjithashtu mëson se nga lista janë larguar Toni Domgjoni i Vitesses.

Shqip.com raportoi sot ekskluzivisht për këtë ndryshim.

Lexo edhe:
EKSKLUZIVE: Ndryshon lista e Kosovës, ftohet edhe një lojtar i Ballkanit dhe një i Luganos

Ndryshe, Federata e Futbollit e Kosovës më herët e kishte publikuar listën e më pas e ka hequr nga faqja zyrtare.

Më vonë është publikuar lista e re ku mësohet se janë ftuar Krasniqi e Hajrizi e larguar Domgjoni e Abedini, ashtu siç raportoi Shqip.com.

Për këto miqësore, që zhvillohen në Prishtinë gjatë javës së ardhshme, Giresse ka ftuar 20 futbollistë, por nuk ka përfshirë emrat kryesorë si Vedat Muriqi, Milot Rashica e shumë të tjerë. Ka ftuar edhe katër futbollistë të Superligës, Lindon Emërllahun e Lumbardh Dellovën të Ballkanit, si dhe Ilir Krasniqin e Llapit e Muharrem Jasharin e Dritës.

Sulmuesi Jetmir Topalli që po tregon formë të mirë te Istanbulspori është ftuar.

Shqip.com ka raportuar ditë më parë ekskluzivisht se do të ftohet Jetmir Topalli.

Lexo edhe:
EKSKLUZIVE: Futbollisti që po shkëlqen në Turqi ftohet nga Kosova për ndeshjet e nëntorit

Grumbullimi i Kosovës nis të hënën në mbrëmje në Prishtinë, ndërsa më 16 nëntor do ta luajë ndeshjen e parë ndaj Armenisë.

Tri ditë më vonë, Kosova do të përballet edhe me Ishujt Faroe, ndeshje këto që do të luhen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këto miqësore, do t’i shërbejnë trajnerit Giresse për tra përgatitur ekipin për kualifikimet e Evropianit 2024, cikël ky që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm.

/Shqip.com