Sport Shqiptar

Konfirmohet edhe nga Agim Ademi, Milot Rashica nuk do të luajë sonte ndaj Bjellorusisë

Mesfushori Milot Rashica do t’i mungojë sonte Kombëtares së Kosovës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Mungesa e tij është konfirmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

Rashica kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Rumanisë.

Sulmuesi vushtrrias ishte zëvendësuar pas pjesës së parë.

“Lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Rumanisë ia pamundëson të luajë sonte përballë Bjellorusisë, por @milotrashica7 do të jetë në përkrahje të fuqishme të bashkëlojtarëve.

Sonte bashkë jemi tifoz Dardanë!”, ka shkruar Ademi.

/Shqip.com