Rozë Ndërkombëtar

Konfirmohet çifti më i ri i showbizz-it, kapen ‘mat’

Pete Davidson, është kapur për herë të parë nga paparacët në prani të bukuroshes brune, Emily Ratajkowski, duke konfirmuar thashethemet për një romancë mes tyre.

Ish-ylli 29-vjeçar i “Saturday Night Live” dhe modelja dhe shkrimtarja 31-vjeçare u fotografuan në një takim në apartamentin e saj në West Village në New York City të mërkurën mbrëma.

Komediani është në rimëkëmbje pasi u nda nga Kim Kardashian në gusht pas një lidhje e cila zgjati rreth nëntë muaj. Ai ka qenë në lidhje me një varg femrash të famshme si: Ariana Grande, Kate Beckinsale, Kaia Gerber, Margaret Qualley dhe Phoebe Dynevor, shkruan DailyMail.

Megjithatë, këtë herë ajo kishte në dorë një dhuratë për djalin e ditëlindjes.

Davidson u takua me Ratajkowski në derën e ndërtesës së banimit ku ata ndanë një përqafim të ëmbël.

Burimet janë shprehur se Pete është magjepsur pas modeles dhe faktit se është shumë inteligjente.

/Shqip.com