Sport Ndërkombëtar

Konfirmohen lëndimet e Depay dhe De Jong

Depay dhe De Jong

Barcelona ka konfirmuar lëndimet e Frenkie de Jong dhe Memphis Depay.

Sipas njoftimit zyrtar të skuadrës katalunase – “De Jong ka një zgjatim të muskulit gjysmë tendinoz në kofshën e majtë. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe rikuperimi i tij do të diktojë rikthimin e tij”.

Teksa, “Memphis ka një dëmtim në muskulin biceps femoris në kofshën e majtë. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe rikuperimi i tij do të diktojë rikthimin e tij.”.

Sipas gazetarit – Javi Miguel – “Depay do të mungojë një muaj”.

Ndërsa, “Frenkie do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit”.

Për shkak të lëndimeve – skuadrës katalunase do t’i mungojnë edhe Ronald Araujo dhe Jules Kounde.

I pari do të operohet dhe pritet të mungojë dy deri në tre muaj, ndërsa i dyti rreth 20 ditë.

Barcelona – gjendet në pozitën e dytë të La Ligës me 16-të pikë të grumbulluara. Dy pikë më pak se Real Madrid – që është lider./Shqip.com

Tabela e La Ligës