Kulturë

Koncerti në Tiranë, reagon për herë të parë këngëtari i njohur

Ricky Martin do të performojë për herë të parë në Tiranë.

Këngëtari i njohur i muzikës latine, i cili po zhvillon turin e tij “Ricky Martin Symphonic”, do të ndalojë dhe në kryetqytetin shqiptar.

Për ketë ka reaguar dhe vetë ylli i muzikës botërore, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka shprehur lumturinë që do të mbajë koncert në Tiranë.

“Po!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri”, ka shkruar këngëtari i njohur.

Ardhja e këngëtarit të famshëm u konfirmua fillimisht nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, të cilët përmes një postimi në mediat sociale zbuluan se Ricky do performojë më 20 korrik.

/Shqip.com