Sport Ndërkombëtar

Konate rikthehet në stërvitje, pas dy muajsh

Pas dy muajsh mungesë, Ibrahima Konate, është rikthyer në stërvitje të plotë me Liverpoolin.

Mbrojtësi u lëndua në miqësoren e fundit parasezonale më 31 korrik dhe ka munguar që atëherë.

Rikthimi i tij do të varet nga testet e më tejshme dhe ai do të vlerësohet ndërsa Liverpool përgatitet për ndeshjen e tyre të parë në Premier League në pothuajse një muaj.

Konate bartë numrin pesë te skuadra angleze.

Qendërmbrojtësi u transferua nga Leipzig pasi Liverpool aktivizoi kaluzolën e largimit të tij, klauzolë kjo që i kushtojë “The Reds” 50 milion dollarë.

Mbrojtësi ishte pjesë e Leipzig që nga viti 2017 ku u transferua nga ekipi francez Sochaux./Shqip.com