Lajme

Komunës së Prishtinës i ndahen rreth 500 mijë euro për shërbime shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një shumë prej rreth gjysmë milioni për Komunën e Prishtinës e cila parasheh përmasimin e  shërbimeve shëndetësore në kuadër të programit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç.

“Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia mori pjesë në fillimin e programit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 – 3 vjeç, pjesë e të cilit projekt nga sot do të jetë edhe Komuna e Prishtinës. Programi i vizitave në shtëpi për kujdes ndaj nënës dhe fëmijës ka filluar program në vitin 2013 dhe realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNICEF-in. Gjatë këtij takimi ministri Vitia shpjegoi rëndësinë e këtij projekti për të cilin Qeveria e Kosovës për herë të parë vitin e kaluar në kuadër të Grantit specifik për shëndetësinë primare ka buxhetuar 3.4 milionë euro. Nga ky grant, Komuna e Prishtinës do të përfitojë rreth gjysmë milion euro për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”.

Në fillimin e këtij programit, u adresua edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Ministria e Shëndetësisë e udhëheq këtë program me mbështetje logjistike nga UNICEF-i. Jam i lumtur që nga sot pjesë e projektit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 – 3 vjeç bëhet edhe Komuna e Prishtinës e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh në kujdesin parësor për një numër të madh banorësh. Rëndësia e këtij projekti qëndron edhe në preventivën e sëmundjeve në moshë të hershme”, deklaroi ministri Vitia.

Ai theksoi se Qeveria përmes komisionit të granteve ka ndarë në total në grantin për shëndetësi në komuna rreth 72 milionë euro, nga i cili grant do të përfitojë edhe Komuna e Prishtinës.

“Mirëqenia dhe shëndeti i qytetarëve është fokusi ynë kryesor, është qëllimi që na bashkon të gjithëve dhe si Qeveri jemi të hapur për çfarëdo lloj ndihme në të ardhmen që e përmirëson jetën e qytetarëve”.

Tuje, Vitia tha se shëndeti publik mbetet qëllimi i përbashkët.

/Shqip.com