Lajme

Komunat realizuan projekte kapitale nën 60%, Prishtina dhe Fushë Kosova më së paku

Gjatë vitit 2022, shkalla e realizimit të investimeve kapitale nga niveli qendror dhe ai lokal ishte rreth 60%.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti GAP, ku është bërë e ditur se komuna e Prishtinës dhe ajo e Fushë Kosovës qëndrojnë më së keqi në projekte, nën 40%.

Ndërsa, mbi 40-70 për qind janë komuna e Prizrenit, Shtërpcës, Vushtrrisë dhe ajo e Zubin Potokut.

Pjesa tjetër e komunave të Kosovës kanë një realizim të shkallës së investimit nga 70 -100 për qind.

Vlen të theksohet se në këtë mes më së miri qëndron, komuna e Vitisë me 98 për qind.

/Shqip.com