Lajme

Komunat kërkojnë nga MASHT-i shpërndarjen e teksteve mësimore në shkolla

Ilustrim
Ilustrim

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga Ministria e Arsimit, që të nisë procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave Kosovës.

Në një reagim të AKK-së thuhet se kjo vonesë “tepër e panevojshme” mund të shkaktojë probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor.

“Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë. Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme”, thuhet në reagim.

“Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë”, thuhet tutje.

Ndryshe, përmes një udhëzimi administrativ, Ministria e Arsimit ka paraparë kthimin e teksteve shkollore nga nxënësit në fund të vitit mësimor, në mënyrë që ato pastaj të barten te gjenerata tjetër.

Nëpërmjet një Udhëzimi Administrativ, Ministria e Arsimit ka detyruar të gjithë nxënësit që t’i kthejnë librat, për t’i përdorur gjeneratat pasuese.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka sqaruar se për vitin shkollor 2023-2024, nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të pajisen me tekste të reja shkollore.

/Shqip.com