Lajme

Komuna teston shndërrimin e unazës edhe sot

Komuna e Prishtinës edhe gjatë ditës së sotme pritet të testojë shndërrimin e unazës.

Që nga e premtja për tri ditë radhazi Komuna e Prishtinës ka testuar shndërrimin e të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Gjatë ditës së premte janë shkaktuar shumë kolona e tollovi, po ashtu shumë qytetarë të Prishtinës nuk janë pajtuar me këtë.

Për këtë kryetari, Përparim Rama ka thënë se ky testim për dallim të herëve të kaluara që është bërë gjatë vikendit, është bërë kur ka ngarkesë.

Ai tha se komuna tashmë ka informata të sakta se ku ka ngecje dhe për këtë ekipet do të dalin me një raport final.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga “Ukshin Hoti”– Rruga “Robert Doll”

Komuna gjatë kësaj kohë i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të durueshëm në trafik. Ndryshe, kjo është hera e tretë që është bërë një testim i tillë në Prishtinë.

/Shqip.com