Sport Shqiptar

Komuna i ofron përkrahje financiare FC Vushtrrisë  

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë një shumë prej 200 mijë euro për të ndihmuar klubet e sportit në këtë komunë.

Klubi i Futbollit Vushtrria do të marrë rreth 50 mijë euro, si përkrahje nga Komuna.

Lorik Maxhuni ka publikuar vendimin e Komunës, ku ka bërë të ditur se 50 mijë euro do t’i shkojnë klubit të futbollit.

“Sot, në orët e pasdites nga Qeverisja Lokale ka ardhur pika “Propozim – vendim  për përkrahje financiare për klubin e futbollit ‘Vushtrria”. në shumë prej 50,000.00 euro”, ka shkruar ai.

Vushtrria garon në Ligën e Parë të Kosovës në Grupin dhe gjendet në vendin e dytë.

Ata kanë 13 fitore, 10-të barazime dhe një humbje në 24 ndeshje të zhvilluara./Shqip.com