Lajme

Komuna e Skenderajt publikon numrat ku mund të thërrasin qytetarët që kanë nevojë për ndihmë

Komuna e Skenderajt ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë nevojë për ndihmë të lajmërohen, përmes dy numrave të cilët i kanë publikuar.

“Lutje për secilin që ka mungesë të gjërave ushqimore, veshmbathjeve, batanijeve apo kërkesë për ndihmë mjekësore, mjafton të telefonojë në numrat e mëposhtëm, kurse ekipet e shpërndarjes e bëjnë punën e tyre”– thuhet në njoftim.

Këta janë numrat të cilët mund të thërrasin qytetarët e Skenderajt:

049 141 949 – Zyrtari për Logjistikë

048 123 651 – Zyra për Informim

/Shqip.com