Lajme

Komuna e Skenderajt hap fondin emergjent për vërshimet

Komuna e Skenderajt si njëra ndër zonat më të prekura nga vërshimet, ka zyrtarizuar sot fondin emergjent.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.

“Pas zyrtarizmit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirësve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale”, shkroi Nura në Facebook.

Në këtë postim, Nura ka bashkëngjitur edhe dokumentin së bashku me të dhënat dhe detajet duke kërkuar që nëpërmjet këtij fondi të iu ofrohet ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.

/Shqip.com