Lajme

Komuna e Skenderajt dorëzon raportin e vlerësimit të dëmeve nga vërshimet

Fadil Nura, kryetar i Skenderajt
Fadil Nura, kryetar i Skenderajt

Komuna e Skenderajt gjatë ditë së sotme ka dorëzuar raportin në të cilin është bërë vlerësimi e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet një muaj më parë në këtë komunë.

Sipas kryetari të kësaj komune Fadil Nurës, kompensimi i dëmit është vlerësuar që të bëhet në vlerë prej më shumë se 12 milionë eurove.

“Pas nënshkrimit të kërkesës zyrtare për kompensim të dëmeve, në një vlerësim ku ishin përfshirë njohës të fushave dhe ekspertë, duke vlerësuar kujdesshëm çdo humbje materiale, sot po u drejtohemi Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Komisionit Qendror të Qeverisë për vlerësim të dëmeve për fjalën përfundimtare – kompensimin e dëmit në vlerën e 12,203,029.29 milionë eurove”, shkroi Nura në Facebook.

Përmes këtij shkrimi, Nura la të nënkuptohet se nga vërshimet janë të prekura 372 familje e shumë biznese e po ashtu infrastruktura publike.

“Le të jetë kjo javë me lajme të mira nga niveli qendror për ato 372 familje të prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve të 19 janarit, që ua shkatërroi pothuajse plotësisht mundin disavjeçar, për bizneset që humben një pjesë të pasurisë, për bujqësinë dhe të mbjellat që i mori lumi, infrastrukturën publike dhe për çdo dëm tjetër të shkaktuar një muaj më pare”.

Kujtojmë se Ministri i Financave Punëve dhe Transferëve, Hekuran Murati kishte thënë se ende nuk është marrë ndonjë iniciativë për kompensimin e dëmeve në komunat e prekura nga vërshimet për shkak e ende nuk ishin dorëzuar raportet me vlerësime.

/Shqip.com