Lajme

Komuna e Skenderajt: 637 nxënës të klasave të para do të marrin trajtim falas për dhëmbët

Pamje nga QKMF në Skenderaj

637 nxënës të klasave të para në shkollat fillore në Skenderaj do të marrin kontrolle falas për dhëmbët.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Skenderaj, Kastriot Duraku, ka thënë për SHQIP.com  se ky projekt përfshin 23 shkolla dhe do të jetë falas.

“Do të jetë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore që janë në klasën e parë. Nuk do t’i kushtojë asgjë buxhetit të komunës pasi do të kryhet në QKMF-në e Skenderajt’, ka deklaruar ai.

Sipas tij, implementimi i projektit Preventiv Stomatologjik “ Buzëqeshje Vezulluese” ka të bëjë me ngritjen e edukimit për shëndetin oral.

Ai tha se më këtë projekte do të parandalojnë zhvillimin e kariestit tek molarët e parë permanent me vulosje të fisturave./SHQIP.com