Lajme

Komuna e Rahovecit fiton grant në vlerë 40 mijë euro

Komuna e Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka fituar grant në vlerë 40 mijë euro.

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se njoftimin për fitimin e këtij granti e ka marrë nga Ministria e Pushtetit Lokal.

“Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) njoftoi se Komuna e Rahovecit është përfituese e grantit në vlerë 40,000.00 euro, në thirrjen “Programi për Mbështetje për Projektet Infrastrukturore për Komunitete për Komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kryetari Smajl Latifi, ka bërë të ditur se do të angazhohet menjëherë për të hartuar projektin kryesor.

“Do të angazhohemi menjëherë për ta hartuar projektin kryesor ku do të përfshihet ndërtimi i rrugëve me prioritet në pjesën e epërme të qytetit, e që do të financohet sipas vlerës së grantit, për ta shfrytëzuar në afat sa më të shpejtë” tha më tej kryetari Latifi./Shqip.com