Komuna e Rahovecit e para për transparencë edhe për gjysmën e dytë të vitit 2022
Publikuar:
(17.01.2023 13:58:10)

Komuna e Rahovecit është renditur në vendin e parë në mesin e 38 komunave të Kosovës për transparencë.
Vlerësimi është bërë në kuadër të studimit “Transparometri Komunal”, i zbatuar nga konzerciumi i OJQ-ve “Aleanca Qytetare për Transparencë”, i përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku pasqyrohen të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për gjysmën e dytë të vitit 2022 (korrik – dhjetor).

Rahoveci po ashtu edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2022 ishte renditur në pozitën e parë si komuna me më së shumti transparencë.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.
/Shqip.com