Lajme

Komuna e Prishtinës vjen me një njoftim për banorët që janë klientë të Termokosit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga dita e hëne me 12 shtator fillon instalimi i alokatorëve dhe valvulave modern.

“Më 12 shtator fillon instalimi i alokatorëve dhe valvulave moderne, në çdo banesë në Qendër, që është klient i ngrohtores Termokos”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna kanë kërkuar nga banorët që t’ua hapin dyert ekipeve autorizuese, ndërsa në rast se nuk gjenden në shtëpi të kontaktojnë në numrin pa pagesë në mënyrë që të regjistrohen në data-bazën për përftim të pajisjeve.

Termokosi

“Ju lutemi të hapni dyert për ekipet e autorizuara ashtu që edhe ju të përfitoni. Nëse nuk do të jeni në shtëpi ju lutem kontaktoni në 080099000 sa më parë që mos të humbisni rastin për përftimin e pajisjeve të reja”, thuhet më tutje në njoftim.

Po ashtu kohë më parë, është bërë e ditur se Termokos do të nis këtë dimër t’i ngroh edhe banorët e lagjes “Mati 1” në rrugën “Muharrem Fejza”./Shqip.com