Lajme

Komuna e Prishtinës: Shërbimet për pajisje me dokumente për qytetarët tanë nuk ndalen

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se shërbimet për pajise me dokumente për qytetarët e kësaj komuna nuk do të ndalen.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Komuna e Prishtinës.

“Shërbimet për pajisje me dokumente për qytetarët tanë nuk ndalen. E-kiosqet janë aktivizuar në 12 lokacione për të mundësuar ofrimin e shërbimeve për dokumentet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Lexo edhe:
Dita e dytë e grevës – qytetarët presin në radhë për të marrë dokumente nga aparati digjital

Po ashtu janë bërë të ditura edhe lokacionet e 12 E-kiosqeve.

E-kiosqet funksionale të Kryeqytetit i gjeni tek:

📍Bashkësia Lokale – Xhamia e Llapit

📍Bashkësia Lokale – Mramor

📍Agjencioni i Regjistrit Civil

📍Bashkësia Lokale – Lagjja e Muhaxherëve

📍Komuna e Re

📍Bashkësia Lokale – Dardania

📍Bashkësia Lokale – Ulpiana

📍Komuna e Vjetër

📍Bashkësia Lokale – Bardhosh

📍Bashkësia Lokale – Besi

📍Qendra për Punë Sociale – Bregu i Diellit

📍Bashkësia Lokale – Hajvali./Shqip.com