Lajme

Komuna e Prishtinës njofton se janë adoptuar edhe 10 qen endacakë

Qen endacakë Foto: Shqip.com
Qen endacakë Foto: Shqip.com

Problemi me qentë endacak në Prishtinë vazhdon të mbetet sfidë si për qytetarët ashtu edhe udhëheqësit e komunës.

Ndonëse Komuna e Prishtinës tash e sa kohë ka nisur procedurat e adaptimi të tyre, por prapë se prapë problemi vazhdon të jetë i pranishëm.

Në një njoftim komuna ka bërë të ditur se janë adoptuar edhe 10 qen endacakë.

“Janë adoptuar edhe 10 qen endacakë! Falë përkushtimit dhe dashurisë tuaj, këta qen nuk do të jenë më në rrugë. Siguri më shumë për qytetarët si edhe për qentë”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com