Lajme

Komuna e Prishtinës nesër nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor

Foto e ilustruar

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të filloj faza e dytë e dezinsektimit.

Dezinsektimi hapësinor i Prishtinës do të filloj në ditën e enjte.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

“Ju njoftojmë se faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet do të fillojë nesër, e enjte, me datë 30.06.2022, prej orës 19:30, ndërsa hedhja e larvicideve do të fillojë prej orës 09:00, sipas planit dinamik të operimit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Gjithashtu, Komuna ka bërë me dije se për shkak të kushteve atmosferike mund të ketë ndryshim të datave.

Kujtojmë, se faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë është kryer me 13 qershor të këtij viti.

Ky proces ishte paraparë të kryhet me 4 qershor, por për shkak të kushteve atmosferike ishte shtyrë./Shqip.com