Lajme

Komuna e Prishtinës me thirrje për subjektet afariste për vendosjen e pajisjeve për matjen e nivelit të zhurmës

Gastronomia

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për subjektet afariste për vendosjen e pajisjeve për matjen e nivelit të zhurmës.

Sipas njoftimit nga ana e Komunës, thirrja ka për qëllim caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në sektorin e gastronomisë, si dhe parandalimin dhe shmangien e efekteve të dëmshme, duke përfshirë bezdisjen  e qytetarëve, si rezultat i ekspozimit të zhurmës së krijuar si pasojë e ndotjes akustike nga sektori i gastronomisë brenda kufijve administrativ të Kryeqytetit.

Por cilat janë kushtet e aplikimit?

Subjektet afariste me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:

1.Kopjen e certifikatës së biznesit;

2.Kopjen e certifikatës së pronës ose kopjen e kontratës mbi qiranë

3.Kopjen e letërnjoftimit të pronarit/es të biznesit;

4.Kopjen e  letërnjoftimit të menaxherit/es së subjektit që do të jetë pikë kontakti për këtë aplikim;

5.Kopja e faturës së rrymës për muajin paraprak (dëshmi adrese);

6.Email adresa dhe numri i telefonit të menaxherit/es së subjektit

Po ashtu është bërë e ditur se Subjekti afarist obligohet që në marrjen e çertifikatës të paguajë taksën e njëhershme, në vlerë prej 180 euro për çdo pajisje, që mbulon shpenzimet e pajisjes dhe mirëmbajtjes së saj sipas rregullores në fuqi.

Aplikimi mund të bëhet nga data 20.02.2023 deri më 13.03.2023, sporteli nr.1, kati përdhese, objekti vjetër i komunës apo online duke klikuar në këtë link.

/Shqip.com