Lajme

Komuna e Prishtinës me aksion për krasitjen e drunjve, reagon Ganimete Musliu

Sot në mëngjes, Komuna e Prishtinës ka dal në qytet për të krasitur drunjtë afër rrugës.

Por, lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu thotë se ky aksion i Komunës së Prishtinës ka shkaktuar vonesa tek qytetarët për të shkuar në punë.

“Pse duhet gjithmonë të punojmë pa plan???? Zgjedhja e udhëheqjes Komunale të Prishtinës për ti krasitur këta drujë në oren 8:00 të mëngjesit në rrugën me të ngarkuar tek semaforat e Santesë , sot ka shkaktuar vonesa të shumë qytetarëve për të shkuar në punë. Nëse kjo kishte ndodhur në Londer Kryetari i Londres kishte dhënë dorëheqje”, shkroi Musliu.

Tutje, Musliu iu drejtohet kryetarit, Perparim Rama duke ia rikujtuar se ai kishte ardh nga Londra për këtë pozitë në Prishtinë.

/Shqip.com