Lajme

Komuna e Prishtinës mbyll për qarkullim për një muaj një segment të rrugës “Nekibe Kelmendi”

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e hëne do të mbyllet për qarkullim një segment i  rrugës “Nekibe Kelmendi”.

“Ju njoftojmë se për shkak të natyrës së punimeve, një segment i rrugës “Nekibe Kelmendi” do të jetë i mbyllur për qarkullim nga data 12.09.2022, deri me datën 12.10.2022” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Segmenti që do të bllokohet

Ndërsa nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj ka bërë të ditur se si Komunë janë të fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore./Shqip.com