Lajme

Komuna e Prishtinës detyrohet ta mbyllë Parkun e Gërmisë deri në lokalizimin e ariut

Parku Gërmia

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Parku i Gërmisë është mbyllur përkohësisht, njofton Shqip.com.

Kështu bëri të ditur ai me anë të një postimi në Facebook, ku tha se janë detyruar ta bëjnë këtë mbyllje deri në lokalizimin e ariut që është vërejtur gjatë së dielës nga qytetarët.

“Jemi të detyruar të mbyllim përkohësisht Parkun Germia deri në lokalizimin e ariut që ështê vërejtur nga qytetarët sot. Ju falenderojmë për mirëkuptim”, ka shkruar Ahmeti.

Gjatë ditës së sotme është raportohet se një ari është parë në Parkun Gërmia. Për këtë kryetari Ahmeti, ka kërkuar nga qytetarët që të mos shkojnë në këtë park.

“Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut”.

“Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë”, ka shkruar Ahmeti. /Shqip.com