Komuna e Mitrovicës Veriore me vendim: 300 € për fëmijët e lindur më 2024, çiftet e reja 500 €
Publikuar:
(04.03.2024 20:45:12)
Komuna e Mitrovicës Veriore ka vendosur të ndajë subvencione për fëmijët e lindur në vitin 2024, si dhe për çiftet e reja.
Familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2024 do të subvencionohen me 300 euro, ndërsa çiftet e reja me 500 euro.
Për këtë ka njoftuar Komuna e Mitrovicës së Veriut përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.
/Shqip.com