Studentët shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi” te Politekniku, ndërhyjnë rojet
Publikuar:
(29.06.2026 22:37:48)
Protesta e sotme para Kryeministrisë ka pasur një ndryshim të vogël nga rutina dhe shkak ishte një banderolë me përmasa gjigande e shpalosur në faqen ballore të Politeknikut në Tiranë.
“Ju erdhi fundi” ishte shkruar me shkronja kapitale në banderolën me përmasa të mëdha, e cila nuk qëndroi për shumë gjatë e varur pasi sipas organizatorëve të protestës, rojet private ua hoqën nga duart studentëve që po e mbanin në ballkon.
Kjo situatë ndau tumën e protestuesve para Kryeministrisë. Disa prej tyre vazhduan të qëndrojnë aty, ndërsa të tjerët marshuan me nxitim te Politekniku, në mbështetje të studentëve
Protestuesit u futën në ambientet e Politeknikut për të ndihmuar studentët të marrin mbrapsht edhe banderolën me përmasa të mëdha.
/Shqip.com