Lajme

Komuna e Mitrovicës ngushëllon familjen e gazetarit Hysni Syla

Komuna e Mitrovicës.

Komuna e Mitrovicës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Hysni Syla.

Përmes një kumtese kanë shprehur ngushëllime për familjaret dhe miqtë e tij.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të më të dashurit tuaj, doajenit të gazetarisë, dhe zëdhënësit të Komunës së Mitrovicës, Hysni Syla”.

Gazetari, Hysni Syla.

“Në emër të Komunës së Mitrovicës, shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta me rastin e kalimit në amshim të familjarit tuaj”

“Kontributi i tij i çmuar për institucionin tonë, gazetarinë, letërsinë do të mbetet përherë në kujtimet tona”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Komunës së Mitrovicës. /SHQIP.COM