Lajme

Komuna e Kamenicës thotë se ka filluar mësimi në dy shkolla, nesër pritet edhe një tjetër

Procesi mësimor në Kamenicë

Komuna e Kamenicës ka thënë se ka filluar mësimi në dy shkolla.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e komunës procesi mësimor ka filluar në shkollat e fshatrave Karaçevë e Poshtme dhe Busavatë.

Tutje bëhet e ditur se nga nesër procesi mësimor do të fillojë edhe në Institucionin Parashkollor “FILIZAT” dhe shkollat e tjera.

“Falënderojmë mësuesit që janë treguar të arsyeshëm, edhe kundrejt kërkesave të tyre por edhe zhvillimit të mësimit” është shkruaj në njoftim.

Ndryshe, SBASHK-u ka njoftuar se përkundër presioneve greva nuk do të ndërpritet.

“Ju bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, që të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Sipas SBASHK-ut, presionet janë të vazhdueshme e sidomos ndaj kryetarit Rrahman Jasharajt./SHQIP.com