Nuk zëvendësohen orët e humbura as në Istog, nxënësit nuk shkojnë në shkollë
Zëvendësimi i orëve të humbura nuk po zbatohet as në Komunën e Istogut edhe pse mësimdhënësit ju përgjigjen pozitivisht thirrjes.
Kështu e bëri të ditur për Shqip.com Drejtori i Arsimit të kësaj komune, Naim Behlulaj.
“Jo orët nuk po zëvendësohen në asnjë shkollë, disa mësimdhënës janë në shkolla, por nxënësit nuk nuk u përgjgijen pozitivisht thirrjeve”, tha ai.
Tutje ai tha që drejtoria u ka bërë thirrje mësimdhënësve që orët e humbura të zëvendësohen, sipas vendimit të MASHTI-it.
Ndërkaq, MASHTI-i kanë thënë se kompensimi i orëve të humbura duhet të bëhet sipas kalendarit të paraqitur nga ta dhe mosrespektimi është vepër penale.
Nagavci në një postim ka thënë se mësimdhënësit që nuk do ta mbajnë procesin mësimor nuk do të kompensohen.
Ndërsa, SBASHK-u, ka deklaruar se orët nuk do të kompensohen dhe sipas tyre nuk kanë frikë nga “kërcënimet” e ministrisë.
/Shqip.com