Lajme

Komuna e Gjakovës ndryshon orarin për QMF-të, ato pritet të punojnë deri në ora 19:00

Komuna e Gjakovës ka marrë vendim që të ndryshojë orarin për Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës.

“Njoftim. Kujdesi Parësor Shëndetësor në tërë territorin e komunës së Gjakovës e ka ndryshuar orarin e punës”, thuhet në njoftimin e Komunës

Njoftimi nga Komuna

Po ashtu Komuna ka bërë të ditur edhe për orarin që pritet të funksionojnë këto QMF.

“QMF-të brenda qytetit nga e hëna deri në të premten 7:00 – 19:00,AMF-të brenda qytetit nga e hëna deri në të premten 7:00 – 13:00,QMF në Ponoshec çdo ditë e javës nga ora 07:00 – 19:00,QMF në Rogovë çdo ditë e javës nga ora 07:00 – 19:00,QMF në Skivjan çdo ditë e javës nga ora 07:00 – 19:00,QMF në Cermian çdo ditë e javës nga ora 07:00 – 19:00”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndërsa në bazë të njoftimit të Komunës është bërë e ditur se Urgjenca në QKMF punon çdo ditë të javës 24 orë pa ndërprerë./Shqip.com