Lajme

Komuna e Gjakovës dhe OSBE-ja promovojnë mbrojtjen e mjedisit

Komuna e Gjakovës dhe OSBE-ja kanë promovuar mbrojtjen e mjedisit dhe përfitimet nga riciklimi.

Kështu thuhet në një njoftim të Komunës së Gjakovës.

Nxënës të shkollës fillore “Dy Dëshmorët” nga fshati Sheremet vizituan sot punëtorinë për riciklimin e qelqit “Kosovo Glass Recycling” në Gjakovë. Vizita kishte për qëllim edukimin e brezave të rinj mbi rëndësinë e reduktimit të mbetjeve, ruajtjen e natyrës dhe zbutjen e ndikimit negativ në mjedis”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit mësuan për llojet e materialeve që mund të riciklohen, për ndarjen e shisheve të qelqit dhe plastikës, si dhe përfitimet me produktet e ricikluara. Aktiviteti është përshtatur për moshën e pjesëmarrësve me prezantime praktike për nxënësit duke ofruar demonstrime për mënyrat e ndarjes së mbetjeve nga qelqi dhe plastika, përpunimit dhe produkteve përfundimtare”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zyrtarë të sektorit për menaxhimin e mbeturinave nga drejtoria komunale për shërbime publike, të cilët ofruan informata mbi politikat dhe aktivitetet komunale për mbrojtjen e mjedisit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

/Shqip.com