Lajme

Komuna e Ferizajt organizon aktivitet për të rinjtë dhe mërgatën

Aktiviteti nga Komuna e Ferizajt dhe Klubi Alpin "Prishtina".

Komuna e Ferizajt dhe Klubi Alpin “Prishtina” kanë organizuar të shtunën një aktivitet kushtuar mërgatës dhe të rinjve, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se në këtë aktivitet dhjetëra anëtarë të këtij klubi janë lëshuar me litarë nga çatia e ndërtesës së Komunës.

Aktiviteti nga Komuna e Ferizajt dhe Klubi Alpin “Prishtina”.

Për të parë këtë aktivitet, ishin mbledhur dhjetëra qytetarë në sheshin e këtij qyteti.

Qytetarët duke shikuar aktivitetin nga Komuna e Ferizajt dhe Klubi Alpin “Prishtina”.

“Një aktivitet i veçantë, për herë të parë i këtij lloji, kushtuar mërgatës dhe të rinjve, u mbajt sot nga Klubi Alpin ‘Prishtina’, me bartës organizimi ferizajasin Besnik Reka, ku dhjetëra anëtar të këtij klubi, u lëshuan me litarë nga çatia e ndërtesës së Komunës, nën duartrokitjet dhe sytë e dhjetëra ferizajasve në shesh, që u mblodhën për të ndjekur këtë ngjarje që pati natyrisht, mbështetjen edhe të Komunës”, thuhet ndër tjerash në postimin e tij./SHQIP.com