Komuna e Drenasit: Disa rrugë vështirë të tejkalueshme
Vërshimet e shkatuara nga reshjet e mëdha të shiut kanë vështirësuar qarkullimin në Komunën e Drenasit.
Për shkak të situatës, komuna ka njoftuar se disa rrugë janë vështirë të tejkalueshme.
“Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët se pas vazhdimit të reshjeve të dendura të shiut, disa rrugë, sidomos mbi ura, janë bërë vështirë të kalueshme, ndaj kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të evitojnë ato pjesë ku ka rrezik”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, rruga regjionale Drenas- Obiliq, tek lagja Morina në Çikatovë të Vjetër në drejtim të “Guri i Plakës” janë vështirë të kalueshme.
Komuna ka bërë thirrje që qytetarët që t’i shmangën kësaj rruge dhe të përdorin rrugë të tjera alternative.
Po ashtu, edhe rruga regjionale Drenas-Prishtinë, përkatësisht afër trafo-stacionit të KEDS-it, rruga është me ujë, por e kalueshme.
/Shqip.com