Lajme

Komuna e Deçanit: Impianti që ndotë lumin Lumbardhi do të rregullohet se shpejti

Në lumin “Lumbardhi” i Komunës së Deçanit ka një ndotje të konsiderueshme të ujit.

Kjo vjen si pasojë e një impianti të ujërave të zeza i cili nuk është funksional plotësisht.

Për Shqip.com, ka folur drejtor i Drejtorisë se Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpetimt të Komunës së Deçanit, Izet Zenuni.

Zenuni, thotë se ky impiant është mekanik dhe një pjesë e ujërave të zeza përfundon në lum.

Ndotja e lumit Lumbardhi ne Deçan

“Është një impiant afër lumit Lumbardhi në Deçan i cili është i vendosur aty. Nuk e bënë pastrimin komplet sepse është një impiant mekanik. Ky impiant edhe pse pjesën më të madhe e mbanë, por prapë se prapë uji përfundon i ndotur në lum”, tha Zenuni.

Lumi Lumbardhi para ndotjes nga ujërat e zeza

Megjithatë, ai shtoi se Komuna e Deçanit është në proces të rregullimit të impiantit për kanalizimin.

“Komuna ka ndarë një shumë të mjeteve për rregullimin e impiantit dhe jemi në proces të atij projekti”.

Po ashtu, Zenuni tha se beson që brenda muajit do të hapet tenderi për rregullimin e impiantit për fshatrat që derdhin ujërat e zeza afër Lumbardhit./Shqip.com