Lajme

Kompania “Pastrimi” nuk do të kryej më shërbimin e mbeturinave në Prishtinë

Mbeturinat në Pejë

Kompania Regjionale “Pastrimi”, që nga dita e sotme nuk do të bëjë më grumbullimin, largimin dhe transportimin e mbeturinave në Komunën e Prishtinës.

Kjo ka ndodhur për shkak të kufizimeve nga ana e Deponisë Sanitare në Mirash, si dhe kufizimit të orarit që iu është bërë nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.

“Kompania “Pastrimi”, SH.A Prishtinë, njofton gjithë klientët e vet se që nga sot me dt. 06.06.2022 për shkak te kufizimeve nga ana e Deponisë Sanitare ne Mirash nga ora 11:00 deri në orën 16:00 nuk n’a lejohet deponimi i mbeturinave ne Mirash”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për orarin e caktuar nga KMDK për deponimin e mbeturinave në Prizren dhe Gjilan thonë se është i paarritshëm për Kompaninë “Pastrimi”.

“Orari i caktuar nga ana e KMDK-se, e konkretisht për deponim të mbeturinave në qytetin e Prizrenit dhe Gjilanit është orar i paarritshëm nga ana e kompanisë sonë”.

Kompania “Pastrimi” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për moskryerje të shërbimit të largimit të mbeturinave./Shqip.com