Lajme

Kompania “Pastrimi” nga nesër nuk do të bëjë grumbullimin e mbeturinave

Mbeturinat e hedhura nga qytetari

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se nga nga data 9 janar nuk do të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.

Kjo pasi Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës ka ngrirë xhirollogaritë bankare.

“Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK me te cilat kryen shërbime bankare”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Prandaj, nga nesër kompania thotë se nuk do të mbledhë mbeturinat e konsumatorëve./Shqip.com