Teknologji

Kompania koreane prezanton televizorin 98 inç

Samsung po vazhdon të rris gamën e televizorëve.

Kompania koreane ka prezantuar modelin e ri 98 inç QLED 4K, i cili vjen me një çmim më të volitshëm se televizori OLED me të njëjtën madhësi të kompanisë LG.

Televizori me kodin 98Q80C, ka një çmim prej 8,000 dollarësh apo 7,282 eurove dhe është i njëjti mund të sigurohet vetëm përmes porosive të hershme nga faqja e internetit të Samsung dhe kompanive tjera të autorizuara. Kjo do t’u mundësoj blerësve që të kenë zbritje, një shirit zanor falas dhe dërgesë e instalim falas.

Modeleve të rregullta Samsung QLED si 98Q80C u mungon drita e prapme mini-LED që gjendet në modelet më të larta Neo QLED të kompanisë. Një dritë e prapme mini-LED, mundëson ndriçim maksimal se sa mund të prisni nga një model standard QLED, megjithëse 98Q80C përmban një dritë prapavije të drejtpërdrejtë të plotë me zbehje lokale.

Procesori kuantik i Samsung-ut lejon përmirësimin e pastër të imazheve të rregullta HD në QLED-in e ri 98 inç, i cili gjithashtu mbështet gamën e lartë dinamike HDR10+.

Një dizajn pa korniza në tri anët e ekranit të televizorit, i jep atij një pamje “lundruese”, ndërsa mbështetja Dolby Atmos dhe veçoria Object Tracking Sound Lite e Samsung, ofrojnë performancë të përmirësuar të audios.

Ashtu si televizorët e tjerë Samsung, 98Q80C vjen me Gaming Hub, i cili ju lejon të përdorni shërbimet e lojërave cloud si Xbox, Nvidia GeForce Now, Amazon Luna, etj. Ekziston gjithashtu mbështetje për ndarjen në disa pjesë të ekranit, që ju mundëson të shikoni në të njëjtën kohë shumë kanale – një veçori që në fakt ka kuptim në një ekran kaq të madh.

/Shqip.com